‘Tempulli’ në Shkodër, në pranga 20 vjeçari, kapet duke shitur kanabis në lokalin pranë shkollës! Në hetim edhe 3 persona (Video)

22 Shtator 2023, 15:49| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 16:11

  • Share

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Tempulli", është arrestuar në Shkodër 20 vjeçari Ergeno Sulejmani ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht pasi shisnin drogë në afërsi të perimetrit të sigurisë së një gjimnazi. 20 vjeçari u kap në flagrancë nga policia duke shitur dozat e drogës në lokal në afërsi të një gjimnazi.

Tre personat e tjerë nën hetim janë të moshës 16, 22 dhe 33 vjeç dhe dyshohet se janë të përfshirë si përdorues dhe shitjes së dozave të drogës në këtë lokal. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

"Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. S., 20 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, si dhe për shtetasit J. M., 22 vjeç dhe D. M., 33 vjeç. Nga kontrollet në ambientet e lokalit, u kap në flagrancë, duke shitur dozat e cannabis sativës, shtetasi E. S. Shtetasit e proceduar në gjendje të lirë dyshohet se janë të implikuar në veprimtaritë kriminale të përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në këtë lokal", njofton policia.

Operacioni i policisë së Shtetit që u zhvillua në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve në 5 qytete, në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Tiranë, u kodua “Tempulli” një mënyrë figurative për të treguar se po rrezikohet tempulli i dijes, shkolla. 233 udhër arreste u lëshuan dhe deri më tani janë ekzekutuar 216. 23 grupe kriminale dyshohet të kenë vepruar duke shpërndarë drogë për të rinjtë pranë shkollave dhe lokaleve. 112 urdhër-arreste ishin vetëm në Tiranë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?