Kanabisi i sekuestruar

‘Tempulli’/ Shisnin drogë afër shkollës 'Sabaudin Gabrani' në Tiranë, arrestohen 5 të rinj! Iu gjetën 163 doza kanabisi

24 Tetor 2023, 12:00| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 12:03

  • Share

TIRANË- Pesë të rinj, të moshave 16-20 vjeç shisnin drogë në afërsi të shkollës 9-vjeçare 'Sabaudin Gabrani'. Ata siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza dhe më pas e shisnin pranë shkollës, apo në zona të tjera në Tiranë afër shkollave.

Policia i arrestohet 5 të rinjtë, konkretisht bëhet fjalë për Klevis Bardhoshi, 19 vjeç, Marsel Baraj, 19 vjeç, Bjorn Ziu, 18 vjeç, Françesko Zaçe, 20 vjeç, dhe një 16-vjeçar.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të shkollave të ndryshme në Tiranë”, njofton policia.

Po ashtu, policia ka sekuestruar 163 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar mbi 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?