‘Tempulli’/ Shisnin drogë në Lezhë e Shëngjin, në pranga dy të rinjtë

31 Tetor 2023, 13:13| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 13:26

  • Share

Dy të rinj kanë janë arrestuar në Lezhë, pasi shisnin drogë në zonën e Shëngjinit dhe në qytetin e Lezhës. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit ‘Tempulli’.

20-vjeçarit Elvin Peraj gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 2 grirëse të kësaj lënde. Ndërsa, 24-vjeçarit, Euklid Dollanga, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin ku ishte pasagjer, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

“Qarku Lezhë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli". Goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e kryenin këtë veprimtari kriminale në lagje të ndryshme, në Lezhë dhe në Shëngjin.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, si dhe 2 grirëse të kësaj lënde.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•E. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 2 grirëse të kësaj lënde;

•E. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin ku ishte pasagjer, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", për shtetasin M. V., 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse në automjetin ku udhëtonte së bashku me të arrestuarin, në Shëngjin, iu gjet një tabelë si ato të Policisë Rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

‘Tempulli’/ Shiste kanabis në afërsi të shkollave dhe vidhte dyqanet, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?