‘Tempulli2’/ Shpërndanin drogë në dozë në qendër të Fierit, 4 të arrestuar

30 Janar, 09:55| Përditesimi: 30 Janar, 09:57

  • Share

 

FIER- Katër persona janë vënë në pranga të policisë në Fier në kuadër të operacionit Tempullit2.

Si rezultat, në lagjen "Apollonia", u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Mirel Saliaj, 33 vjeç, Enri Zadrima, 39 vjeç, Fadil Shehu 34 vjeç, dhe Miklodjan Çuko, 41 vjeç, të katërt banues në Fier .

Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, policia gjeti dhjetëra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qendër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.

Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 


Lajmi kryesor:

Elbasan/ Shisnin me doza heroine e kokaine afër shkollave në 2 lagjeve, 4 të arrestuar


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?