Tender i pazakontë për sigurimin e kapakëve të pusetave, në Kamëz blihen 270 copë dryna

13 Nëntor 2019, 21:38| Përditesimi: 13 Nëntor 2019, 21:41

  • Share

KAMËZ- Vjedhja e kapakëve të pusetave që menaxhohen nga Ndërmarja Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë e Kamzës, ka detyruar këtë të fundit të hapë procedurat e një tender të paprecentë, ku synohet ti jepet fund njerë e mirë vjedhjes së kapakëve të pusetave në rrugët me emra perëndimorë të Kamzës.

Bashkia Kamëz në mënyrë që të parandalojë këtë fenomen të përhapur në zonë, ka kërkuar të blerë 270 copë dryna, të cilët do të vendosen apo saldohen në kapakët e pusetave me qëlliomin e vetëm, që hajdutët të mos kenë të lehtë dhe ti bëhet puna më e vështirë për vjedhjen e kapakëve metalikë të pusetave.

Tenderi është hapur në datën 11 nëntor dhe është mbyllur ditën e sotme, por nuk dihet se kush është fituësi. Ky është një tender që kategorizohet me vlera të vogla financiare. "Drynat të jenë origjinale ekuivalent me CORBIN dhe të kenë prodhim nga vendet e CE...“-thotë në kërkesat e saj bashkia Kamëz.

Të shpresojmë që pas kësaj nisme për sigurimin e kapakëve të pusetave, hajdutët të mos arrijnë të kthehen në problem serioz për bashkinë Kamëz.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lleshi: 14/11/2019 10:37

    Edhe në futboll menjen ke dhuna, vetëm rrihen!

    Përgjigju
  • Mili: 14/11/2019 09:19

    Kamza dhe Sauku duhet të sheshohen!

    Përgjigju
    • Gjergji: 14/11/2019 10:20

      Sa mir do ishte , do kishte hapsira me gjelberim për nje jete cilesore sa me të mirë !

  • beni: 14/11/2019 00:32

    KAMZA duhet te shembet komplet,,..

    Përgjigju
    • Mbiemri: 14/11/2019 08:39

      Mir u shemb po cfarë ta bëjm, apo lulishte do ishte mirë.

  • Kafsha: 13/11/2019 21:55

    Viti 2020 akoma vidhen pusetat. Na mesuan osmanet vjedhjen na i futen në gjak. Pu pu pu shek 21 vjedhim akoma pusetat. Kamzjote egersira primitivë neandërtalë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?