Kryetari i Grupit Parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi

‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin

15 Nëntor, 12:45| Përditesimi: 15 Nëntor, 12:56

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi, kritikoi punën e Komisionerit  të Prokurimit Publik, duke theksuar se ka lejuar krijimin e skemave "5D" si në Bashkinë e Tiranës dhe në bashkitë e tjera të vendit.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Bardhi u ndal tek Bashkia e Tropojës, ku tha se janë dhënë tendera nga kryetari i Bashkisë Rexh Byberi për të afërmit e tij. 

Ai tha se i janë dhënë tendera kompanisë së djalit të xhaxhait të kryebashkiakut, edhe pse sipas tij kishte ofertën më të lartë.

"Kryeatari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Janë dy kompani në emër të kushëririt të tij dhe vetëm në 3 vite i ka dhënë më shumë se 4.7 milionë euro. Kontrata për ndërtimin e tregut të bagëtive dhe sot nuk ekziston ai treg. Po ashtu, ka përfituar edhe 3 procedura të tjera tërësisht korruptive dhe në konflikt interesi. Tre janë ankimuar tek ju dhe ju keni shpallur fitues djalin e xhaxhait të tij edhe pse kishte ofertën më të lartë. Ka edhe kontratë tjetër për ndërtimin e rrugëve. Gjashtë konkurrent në garë, pesë të skalifikuar në kundërshtim me ligjin dhe fitues shpallet serish djali i xhaxhait", tha ai.

Bardhi denoncoi mosveprimin e Këshillit të Ministrave për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë Tropojë, që është nën akuzë nga SPAK për 3 vepra penale.

“Shpërdorimit të detyrës”, “Prerjes së paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrimit të pronës” duke shkaktuar një dëm të madh financiar prej 2.8 milion euro. “Ligji për vetqeverisjen vendore detyron Këshillin e Ministrave të shkarkojë nga detyra Rexh Biberajn, sipas nenit 62/1/a të ligjit. Mosveprimi në këtë rast është shkelje flagrante e ligjit”, u shpreh Bardhi.

Nisur nga fakti që këto tendera korruptiv janë kallëzuar prej kohësh në SPAK, Bardhi i bëri thirrje prokurorisë së posaçme që të veprojë pa vonesa.

“SPAK duhet të mbrojë interesin publik dhe të veprojë për këto tendera korruptiv dhe në kushtet e konfliktit të interesit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar për shtetin”, theksoi Bardhi.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?