Kronikë

Tenderi 1 mln dollarë për 'RTSH Agro', kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin

30 Tetor 2021, 12:13| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 14:41

  • Share

Apeli i GJKKO ka lënë në qeli ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit për liri. Gëllçi, i akuzuar për shpërdorim detyre për tenderin 1 mln dollarë për 'RTSH Agro', kërkoi lirinë me argumentin se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, për shkak se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit, argumente që nuk u pranuan nga Gjykata.

Po ashtu janë lënë në qeli edhe dhe anëtarët e Komisionit të Ofertave, Jualian Tapia, Alban Malaveci e Ervin Muraj.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre. 

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?