Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) këtë të martë, ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-drejtorin juridik të Bashkisë Bulqizë Denis Xholin, pasi u shpall fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Gjithashtu Denis Xholit do t’i ndalohet për 5 vite e drejta për të ushtruar profesionin në funksionet publike. Ndërsa dënimin do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.
Vendimi u mor nga gjyqtarët e Posaçëm Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca.
Denis Xholi ishte një nga 7 zyrtarët e Bashkisë Bulqizë që u akuzua dhe arrestua nga SPAK në dosjen e ish-kryebashkiakut të Bulqizës Leftfer Alla, për abuzimin me një tender me vlerë rreth 322 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit të ri në qytetin e Bulqizës.
Ish-kryebashkaku i Bulqizës Lefter Alla, dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.
Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.
Komente

MOJ GJYKAT A KA VJEDHIE??????.
Përgjigju