Tenderi 640 mijë $ për një mur e një derë! Hetime për rektorin dhe dy zv/rektorët e Universitetit Bujqësor në Kamëz

8 Prill 2019, 18:20| Përditesimi: 8 Prill 2019, 18:40

  • Share

Rektori i Universitetit Bujqësor në Kamëz Bahri Musabelliu dhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco, janë në verifikim në një dosje penale të nisur nga prokuroria e Tiranës.

“Shqiptarja.com” mëson se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte. Dosja penale është rregjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa personat që janë objekt i këtij hetimi janë tre emrat e sipërcituar në këtë shkrim.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të sekuestrojë të gjithë praktikën tenderuese në Agjensinë e Prokurimit Publik, ndërkohë do thërasë për të dëshmuar lidhur me këtë çështje Bahri Musabelliun dhe dy zv/rektorët Sulejman Sullçe dhe Remzi Keco.

Njëherësh në pyetje do meren dhe përfaqësues të kompanive pjesëmarëse në këtë tender.

Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani. Por UBT, në cilësinë e autoritetit kontraktor nuk ka shpallur fituese as ofertën e parë më të ulët, as 4 të tjerat pas saj, por ja ka dhënë tenderin kompanisë “Shpresa sh.p.k”, e cila për nga oferta ekonomike ishte renditur e gjashta.

Sipas APP, oferta më e ulët në tenderin për ndërtimin e murit rrethues të Universitetit të Kamzës është dhënë nga kompania Viante Konstruksion me vlerë 421 mijë dollarë. Pas kësaj kompanie janë renditur katër të tjera me oferta nga 450-500 mijë dollarë, por edhe këto janë skualifikuar ashtu si e para.

UBT ka shpallur fituese kompaninë “Shpresa sh.p.k”, e renditur në vendin e gjashtë e cila ka ofruar një cmim prej gjysme milion euro pa TVSH ose 640 mijë dollarë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ndërtimin e një muri gjysmë metri të lartë dhe një porte hyrëse.

Por edhe pse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston. Pra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpenzuar gjysme milion euro për të ndërtuar një mur rrethues, i cili në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij është vetëm 30 cm i lartë. Tenderi me firmën e rektorit, Bahri Musabelli është zhvilluar në qershor të vitit të kaluar dhe përveç kostos stratosferike është i mbushur me dyshime të forta për korrupsuion. Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka paguar gjysme milion euro për një mur që nuk ekziston pothuajse fare dhe për një portë hyrëse prej hekuri.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • raul: 09/04/2019 13:03

    hekrat ne duar, cfare ka per hetim ketu ? keshtu zene mend keta milioneret e universitetit qe firmosin ne 12 bordero dhe hiqen si burra te mire, paskan qene njerzit me te korruptuar ne shqiperi, si rrine akoma ne zyre,,,,,

    Përgjigju
  • mono: 08/04/2019 22:14

    kur u be dhe Bariu rektor dhe mos mbette profesor me kembe! pedagogu me i humbur i viteve 90 eshte bere i pari i UBT, per zv rektoret as ja vlen ti permendesh.

    Përgjigju
  • memento mori: 08/04/2019 19:26

    kur hahet behen edhe therrime, por kur mendon edhe per te ardhmen therrimet nuk dalin as per pulat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?