Bujar Murati

Kronikë

Tenderi abuziv 24 mln lekë, administratori i 'Euro Alb' Bujar Murati që iu vunë prangat sot, i arrestuar edhe në 2009 për abuzim me tenderin e uniformave të policisë

6 Korrik 2021, 21:08| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 21:47

  • Share

Bujar Murati, administratori i Euro Alb i arrestuar sot për tenderin korruptiv prej 24 mln lekë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, ka qenë i arrestuar edhe në 2009 gjatë operacionit 'Prokurimi i fundit". Në atë kohë Murati  ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike. 

Sipas hetimeve në 2009 për zbardhjen e aferave korruptive që po kryheshin me tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave blu,  i arrestuar ishte edhe Bujar Murati, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorisë, katër biznesmenë të kompanive të ndryshme i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat.  

Sot Bujar Murati ishte  biznesmen i kompanisë "Euro alb" duke përfituar fonde publike. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj thuhet në tender.Murati, pronari kompanisë akuzohet për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Tenderi 24 mln leke për kanalin ujitës në fashtin Bitaj, Lushnje


Lajmi kryesor:

Tenderi abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 bashkëpunëtorët e tij! Koka e grupit kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?