552 milion lekë në tenderin prej 2.8 miliardë lekësh për uniformat e Policisë së Shtetit do të shkonin vetëm për këpucët e policëve, 2.2 mld lekë për uniformat dhe 35 milionë do të shkonin për sistemin elektronik të shpërndarjes, që nuk u realizua kurrë.
Në dosjen hetimore të siguruar nga "Report Tv", njësia e prokurimit argumenton se modelet e këpucëve janë një artikull i ri që prokurohet për Policinë e Shtetit dhe se modeleve të reja iu përmirësuan të gjitha karakteristikat teknike në mënyrë që t'ju përshtaten nevojave dhe kërkesave funksionale të detyrave që duhet të kryejnë policët.
"Për këtë është bërë përzgjedhja e modeleve të përshtatshme me të gjitha format e këmbëve dh enë funksion sipas detyrës (në zyrë, në rrugë, në motor, në biçikletë, për stërvitje, në plazh, ceremoni, etj.) Certifikimi i këpucëve është kërkuar për të gjitha llojet e këpucëve të shërbimit (përjashtuar ato ceremoniale) duke qenë se janë artikujt më të përdorur nga pjesa më e madhe e punonjësve të policisë dhe që të siguroj kërkesat funksionale si artikuj që bëjnë pjesë në veshjet profesionale. Certifikimi i artikujve të këpucëve konfirmon cilësinë jo vetëm të lëndëve të para materiale të përdorura, por edhe konstruksionit të brendshëm, të jashtëm dhe të gjithë modeleve të shollave që janë cilësore dhe rezistente, të përshtatshme sipas funksionit që kryejnë punonjësi dhe kohës që përdoren", argumenton njësia e prokurimit.
Lajmi kryesor: