Tenderi i 'RTSH Agro', GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, ish-drejtori Thoma Gëllçi mbetet në qeli

14 Dhjetor 2021, 10:39| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 13:00

  • Share

Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën e arrestit për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, duke e lënë sot në qeli. Gëllçi kishte kërkuar një masë më të butë sigurie për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO. Vendimi për Gëllcin u mor ditën e sotme, pasi seanca gjyqësore një ditë më parë u shty për shkak se SPAK bëri kërkesë për më shumë informacion, për tender të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit në RTSH.

Gëllçi është tashmë nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i RTSH-së. Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Dorjan Matlija i ka cilësuar si tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar zgjerimin e hetimeve.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre. 

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?