Tenderi i 'RTSH Agro', Gjykata e Lartë i refuzon rekursin, mbetet në qeli ish-drejtori Thoma Gëllçi

28 Janar 2022, 09:35| Përditesimi: 28 Janar 2022, 11:55

  • Share

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi mbetet në qeli, pasi Gjykata e Lartë i ka refuzuar sot rekursin. Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është tashmë nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i RTSH-së. Ai do të qëndrojë tashmë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre. 

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?