Tenderi i 'RTSH Agro', SPAK zgjeron hetimet për ish-drejtorin Thoma Gëllçi dhe kërkon kohë! Shtyhet për nesër seanca

13 Dhjetor 2021, 18:57| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 19:00

  • Share

Seanca gjyqësore për ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi, e parashikuar për sot, është shtyrë për më 14 dhjetor për shkak të kërkesës së SPAK-ut për më shumë informacion. SPAK ka thënë se do të kërkojë informacione tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit në RTSH.

Gëllçi është tashmë nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i RTSH-së. Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Dorjan Matlija i ka cilësuar si tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar zgjerimin e hetimeve.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre. 

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?