Tenderi i Ushqimit/ Xhaçka: Mirëpres padinë e PD në SPAK! Veprim i ulët dhe imoral në një kohë lufte

5 Prill 2020, 16:35| Përditesimi: 5 Prill 2020, 16:38

  • Share

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka thekson se e gjithë procedura e tenderit të ushqimit për ndihmën e shpërndarë në familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar është bërë konform ligjeve, ndryshe nga na PD-ja akuzon. Ajo shkruan se e mirëpret padinë në SPAK, por e cilëson si të ulët dhe imorale që në një kohë luftë në vend të japë kontributin e saj të merret me ato që ajo i quan " shpikje të modelit Babale".

"E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion. Por është po aq e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale në një përpjekje për të sabotuar luftën e minuar përpjekjen tonë të përbashket për t'i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm! I takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi. Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales", shkruan Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Tenderi i ushqimit/ PD dorëzon në SPAK kallëzimin! Xhaçka: Veprimi i ulët, por mirëpres hetimin! Në vend të ndihmojnë, bëjnë shpikje të modelit 'Babale'


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?