Damian Gjiknuri në takimin elektoral në Elbasan

Politikë

Tenderi për rrugën '11 Nëntori', Bashkia Elbasan: Gjithçka konformë ligjit! Akuza e PD, gënjeshtër për qëllime elektorale

6 Prill 2023, 15:10| Përditesimi: 6 Prill 2023, 19:59

  • Share

ELBASAN- Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit,  Artur Guni, ka hedhur poshtë akuzat e PD në lidhje me rehabilitimin e rrugës “11 Nëntori”.  Përmes një deklarate, Guni i cilëson akuzat si gënjeshtra për qëllime elektorale. 

“Disa kanë zgjedhur punën e disa të tjerë llafet! Bashkia e Elbasanit është në krye të detyrës e në respekt të kontratës që ka me qytetarët e saj vazhdon çdo ditë t’u shërbejë atyre. Teksa ne vazhdojmë punën, këto ditë kemi përballë ata që ishin zhdukur për 4 vite dhe tashmë kanë marrë përsipër të fabrikojnë lloj-lloj spekulimesh e akuzash qesharake. Perla e tyre më e fundit ishte fabrikimi i një akuze për gjoja dhënien nga Bashkia e Elbasanit të një procedure konkurruese një biznesmeni të arrestuar dhe se vet procedura paska qenë me flamur të kuq për mungesë konkurrence.  I vetmi flamur i kuq në fakt është flamuri që tregon gjendjen e kapitulluar në të cilën kanë përfunduar ata që fabrikojnë spekulime të tilla me synim mashtrimin e opinionit publik për qëllime elektorale”, thekson numri dy I Bashkisë së Elbasanit.

Nënkryetari i Bashkisë thekson se opozita zgjedh me vetëdije të plotë që të mashtrojë qytetarët.  

“Agjencia e Shërbimeve Publike, bashkia Elbasan ka publikuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE) në datë 23.02.2023  Procedurën e prokurimit me objekt  "Rikonstruksion i rrugëve në lagjen "11 Nëntori" me datë zhvillimi 10.03.2023. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomik. 1. “BE - IS” SH.P.K; 2. “BAJRAMI N.” Sh.p.k  dhe 3. “ERGI” sh.p.k. Ndryshe nga sa pretendojnë fabrikuesit e akuzave, nga tre operatorët pjesëmarrës është skualifikuar vetëm një 1 operator ekonomik “BAJRAMI N.” Sh.p.k, për arsye të parregullsive në ofertë. Janë kualifikuar 2 operator ekonomik “BE - IS” SH.P.K  dhe “ERGI” sh.p.k.  Pas vlerësimit të ofertave dhe dokumentacionit është deklaruar fituese oferta e subjektit “BE – IS” Sh.p.k. Subjekti në fjalë ka dorëzuar sipas ligjit të gjithë dokumentacionin përfshirë vërtetimet e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti)”, sqaron nënkryetari I Bashkisë.

Ai thekson se pavarësisht nevojës se “foltores” së Elbasanit për të patur një kauzë për zgjedhjet pas braktisjes që i kanë bërë qytetarëve për 4 vite, Bashkia e Elbasanit e ka të pamundur të skualifikojë një operator ekonomik jashtë përcaktimeve ligjore.

“Për ne ligji është i detyrueshëm, për ata ndoshta është fakultativ”, deklaroi Artur Guni.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?