Carlos Alcaraz

Sport

Tenis/ Alcaraz është 'Perandori' i Romës, mposht në finale numrin një të botës! Sinner dështon në shtëpi

18 Maj, 20:27| Përditesimi: 18 Maj, 20:48

  • Share

Roma është e Alcaraz për herë të parë në karrierë. Tenisti i talentuar spanjoll ka mundur të zotin e shtëpisë, Jannik Sinner, në dy sete 7-6, 6-1 duke i dhënë kështu fund serisë së 26 fitoreve radhazi të numrit një të botës. Masters 1000 Roma bëhet trofeu i 19 ATP për tenistin nga Spanja.

Finalja - Një ndeshje e bukur në setin e parë, e fituar nga spanjolli në time break pasi italiani kishte dy set point. Me gëzimin e atij seti të fituar dhe me forcën e vullnetit, Alcaraz mori kontrollin në setin e dytë, duke pësuar vetëm një lëkundje dhe rezultati ishte 7-6, 6-1.

Numri 3 në botë, i cili nesër kthehet në vendin e dytë duke kaluar Zverevin, shfrytëzoi në maksimum larminë e tij më të madhe të lojës. Jannik kompromentoi barazimin duke humbur një volej, ndërsa Carlos realizoi goditjet vendimtare duke nxjerrë disa goditje nga repertori i tij që e demoralizuan italianin.

Kjo i jep fund serisë prej 26 fitoresh radhazi të Sinner, të cilën e filloi rastësisht kundër Alcaraz në finalen e Pekinit në tetor 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?