Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz triumfoi në finalen e Master 1000 në Monte Carlo dhe siguroi trofeun kundër italianit Lorenzo Musetti. Spanjolli mundi me përmbysje italianin dhe fiton titullin e 18-të në karrierë. Pas këtij triumfi, Alcaraz parakalon Zverev në renditjen botërore dhe ngjitet në vendin e dytë, duke pasur para vetëm Jannik Sinner.
NDESHJA - Sfida nisi mirë për italianin, që setin e parë e mbylli 6-3 dhe siguroi avantazhin e rëndësishëm, që u zbreh me kalimin e minutave. Alcaraz u kundërpërgjigj dhe në setin e dytë vendosi ekuilibrat duke fituar 1-6. Në setin final, Alcaraz ishte dukshëm superiore dhe e dërgoi rezultatin në 0-3, kjo duke bërë që Musetti të pësonte edhe një tërheqje muskulore.
Pjesa tjetër nuk pati histori, me Alcaraz që e mbylli setin e tretë 0-6 dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-2 përmbysi ndeshjen për të siguruar 1000 pikë dhe kaluar në vendin e dytë në botën e tenisit.
Komente
