Jannik Sinner dhe Stefanos Tsitsipas

Tenis/ Befasi në Monte Carlo, Tsitsipas eliminon 2-1 italianin Sinner! Greku shkon në finale

13 Prill, 16:31| Përditesimi: 13 Prill, 16:35

  • Share

Monte Carlo - Befasi në gjysmëfinalen e parë të turneut ATP në Monte Carlo. Greku Stefanos Tsitsipas eliminoi numrin dy të botës, italianin Jannik Sinner me rezultatin 2-1 dhe shkon në finalen e madhe.

Edhe pse numri 12-të në botë muajt e fundit ka pësuar rënie në formë, greku ia doli që të fitonte kundër një prej talenteve më premtuese në tenis. 22-vjeçari Sinner siguroi suksesin në Miami disa javë më parë dhe pasi mundi Carlos Alcaraz mori vendin e dytë në pozicionin e përgjithshëm.

Ndeshja në Monaco nisi më mirë për Tsitsipas, që fitoi 6-4 setin e parë. Në të dytin Sinner u zgjua dhe fitoi 3-6, për t'ia lënë gjithçka setit final. Në të, Tsitsipas fitoi 6-4 në një duel dramatik që zgjati 2 orë e 40 minuta.

Kështu, Tsitsipas pret sfidën mes Djokovic dhe Ruud për të mësuar rivalin në finalen e cila zhvillohet nesër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?