Jannik Sinner

Tenis/ Dëmtohet Sinner, numri dy i botës tërhiqet nga 'Madrid Open''

2 Maj, 13:02| Përditesimi: 2 Maj, 13:06

  • Share

SPANJË - Kishte shansin për të ngritur trofeun në fund, por Jannik Sinner është tërhequr nga "Madrid Open" pasi nuk mundi të marrë pjesë në çerekfinale pas një problemi në kofshën e djathtë.

Lajmi u konfirmua nga organizatorët e turneut. "Jannik Sinner do të tërhiqet nga  'Madrid Open' për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë. Të enjten ai nuk do të dalë në fushë në ndeshjen çerekfinale kundër Felix Auger-Aliassime, shërohu shpejt, Jannik!”, lexohet në njoftim.

Më pas erdhën edhe fjalët e italianit: “Është e trishtueshme, por është më mirë të mos e përkeqësojmë situatën", tha tenisti 22-vjeçar që pak ditë më parë siguroi edhe vendin e dytë në renditjen botërore.

Problemet për Jannik u shfaqën pas ndeshjes së 1/16 të fituar ndaj Kotov. Italiani kishte vendosur të 'shtrëngonte dhëmbët' dhe të shkonte në fushë për në fazën e radhës, duke arritur të eliminonte Khachanov në tre sete pavarësisht dhimbjeve.

Tani vendimi për tërheqje vjen edhe sepse në horizont janë garat ndërkombëtare  në Romë dhe mbi të gjitha ngjarjet kryesore të sezonit si Roland Garros dhe Olimpiada e Parisit.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?