ANGLI - Novak Djokovic vazhdon të thyejë rekorde në Wimbledon, duke siguruar gjysmëfinalen e 14-të në karrierë, pas një fitoreje 3-1 ndaj italianit Flavio Cobolli. Edhe pse humbi setin e parë dhe pati një rrëzim të frikshëm në fund, serbi u rikthye në stilin e tij të zakonshëm. Tanimë në gjysmëfinalen e sotme (16:10) ai do gjejë numrin një të botës, italianin tjetër, Jannik Sinner.
Në një përballje që zgjati 3 orë e 28 minuta, Djokovic fitoi me shifrat 6-7, 6-2, 7-5, 6-4, duke regjistruar fitoren e 102-të në Wimbledon në 114 ndeshje, një tjetër tregues i dominimit të tij absolut në këtë turne.
“Cobolli luajti mirë, por kurrë nuk dyshova që do të kaloja më tej”, tha Djokovic pas ndeshjes.
23-vjeçari italian Flavio Cobolli, që ka pasur gjithmonë Djokovicin si idhull, surprizoi duke fituar setin e parë në time-break dhe duke treguar një lojë të guximshme. Por përballë një sportisti me përvojë si Djokovic, ai nuk arriti ta mbante ritmin.
Në fundin e ndeshjes, Djokovic pati një rrëzim të keq, që shkaktoi shqetësim pas incidentit të mëparshëm me Dimitrovin. Pas disa momenteve të tensionit, ai vazhdoi lojën dhe e mbylli ndeshjen pa sinjale serioze dëmtimi.
“Shpresojmë që ishte vetëm një incident i vogël, sepse përballja me Sinner në gjysmëfinale është një nga më të shumëpriturat e këtij turneu”, tha ai.
Komente
