PEKIN - Pas 3 orësh e 23 minutash lojë, Carlos Alcaraz ia ka dalë të fitojë trofeun e Kina Open, duke mundur në finale numrin një të botës dhe fituesin në fuqi të këtij trofeu, Jannik Sinner, me rezultatin 6-7(6) 6-4 7-6(3).
Përballja nisi mirë për italianin Sinner, që paçka se loja ishte në nivel të njëjtë fitoi në setin e parë 7-6. Spanjolli u kundërpërgjigj dhe ia doli të vendoste ekuilibrin pas fitores 4-6.
Seti i fundit ishte dramatik, me dy tenistët që shkuan në barazimin 6-6, për t'ia lënë në dorë "time-break". Nëse Sinner e dërgoi rezultatin 3-0 në shtesë, ishte një përmbysje e madhe e spanjollit Alcaraz (vendi tre në botë), për rezultatin 3-7 në shtesë.
Me rezultatin 6-7(6) 6-4 7-6(3), Alcaraz siguron trofeun e katërt këtë sezon dhe pikë të rëndësishme për të kapur në vendin e dytë në botë Novak Djokovic.
BEIJING CHAMPION ????
— ATP Tour (@atptour) October 2, 2024
In a breathtaking final, @carlosalcaraz fights back to defeat the defending champion Sinner 6-7(6) 6-4 7-6(3) for the #ChinaOpen title!@chinaopen pic.twitter.com/idvMd6LRiz