Novak Djokovic dhe Janik Sinner

Tenis/ Fantastik italiani Sinner, mposht numrin një të botës Djokovic

15 Nëntor 2023, 09:51| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 09:53

  • Share

TORINO - Italiani Jannik Sinner fitoi në ATP World Tour në Torino kundër tenistit numër një të botës, Novak Djokovic. Në një sfidë që zgjati më shumë se tre orë në Torino, tenisti italian mori suksesin e parë kundër serbit 2-1 me sete.

5-7, 7-6, 6-7 folën setet për Sinner, që çoi peshë të pranishmit në Torino. Në vendin e tij, italiani dhe serbi dhuruan spektakël. Ndeshja që zgjati për më shumë se tre orë edhe për shkak të provokimeve nga Djokovic, ishte shumë e luftuar, me dy sete që shkuan në pikët shtesë.

Paçka fitores kundër Djokovic, ky sukses nuk i jep të drejtë Sinner që të kalojë direkt në gjysmëfinalet e këtij turneu, kjo për shkak të dy pikëve më pak të grumbulluara. Nëse në fund gjithçka del me pikë të barabarta, do jetë numri i seteve që do vendosë se kush kalon më tej.

Nga ana tjëtër, Djokovic do luajë gjithçka kundër Hubert Hurkacz, tenisti që zëvendësoi Stefanos Tsitsipas. Në ndeshjet e xhiros së fundit, të planifikuara për të enjten, do të mësohet se kush nga ky grup do të arrijë në gjysmëfinale dhe do të takohen Djokovic – Hurkacz (14:30) dhe Sinner – Rune (21:00).

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?