SHBA - Turneu Masters 1000 i Cincinnatit do të mbyllet me një superfinale mes dy prej emrave më të mëdhenj të tenisit botëror, Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz.
Italiani siguroi biletën për ndeshjen e madhe pas fitores ndaj Atmanes në gjysmëfinale, ndërsa spanjolli eliminoi Alexander Zverev me rezultatin bindës 6-4, 6-3, në një ndeshje që zgjati një orë e 45 minuta.
Ky duel do të jetë një tjetër kapitull në rivalitetin gjithnjë e më të zjarrtë mes dy tenistëve. Vetëm pak javë më parë ata u përballën në finalen e Wimbledonit, ku italiani Sinner ia doli të triumfonte për herë të parë në këtë turne.
Në bilancin e përgjithshëm të përballjeve direkte, Alcaraz kryeson me 8 fitore kundrejt 5 të Sinnerit. Forma e italianit dhe dëshira për një tjetër fitore e bëjnë finalen e sotme një sfidë të paparashikueshme.
Komente
