Angli, Londër - Iga Swiatek ka hyrë në histori duke fituar për herë të parë turneun prestigjioz të Wimbledonit, teksa u shpall kampione e vitit 2025. Tenistja polake, aktualisht e katërta në renditjen botërore dhe ish-numri një, dominoi pa asnjë mëdyshje finalen ndaj amerikanes Amanda Anisimova, duke e mbyllur takimin brenda më pak se një ore.
Fitorja e Swiatek u vulos me dy sete identike, 6-0, në një paraqitje ku ajo tregoi superioritet absolut në fushën me bar të Londrës, një terren ku deri më tani nuk kishte triumfuar. Ky është suksesi i saj i parë në Wimbledon, duke e çuar në gjashtë numrin e trofeve 'Grand Slam' në karrierë; katër herë kampione në Roland Garros, një herë në US Open dhe tani edhe në 'shtëpinë' e tenisit anglez.
Me këtë titull, Swiatek arrin në kuotën e 22 trofeve në arenën ndërkombëtare, duke forcuar më tej statusin e saj si një ndër yjet më të mëdhenj të këtij sporti në dekadën e fundit.
Tashmë sytë janë drejt finales së meshkujve këtë të diel në orën 17:00, ku do të përballen Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz, në një tjetër duel spektakolar për të mbyllur 'me stil' Wimbledonin 2025.
Iga Swiatek
Komente
