Novak Djokovic

Tenis/ Italiani Jannik Sinner numri një i botës, Novak Djokovic 'rrëzohet' në Roland Garros

4 Qershor, 17:23| Përditesimi: 4 Qershor, 17:34

  • Share

PARIS, Francë - Ndryshime në Roland Garros. Në ndeshjen ndaj Francisco Cerundolo, Novak Djokovic largohet nga turneu francez. 37-vjeçari serb u detyrua të ngrejë 'flamurin e bardhë' për shkak të problemeve në gju që u shfaqën gjatë ndeshjes kundër argjentinasit, duke i hapur kështu rrugën italianit Jannik Sinner që të jetë numri 1 i renditjes në botën e tenisit.

22-vjeçari Sinner kaloi në gjysmëfinale duke mundur 6-2 6-4 7-6 Grigor Dimitrov, teksa Djokovic do të duhet të heqë dorë nga kryesimi i renditjes ATP në fund të javës. Dalja nga gara e serbit i jep Jannik sigurinë aritmetike se ai do të jetë mbreti i ri i tenisit nga e hëna e ardhshme.

Një arritje historike për Jannik Sinner dhe për të gjithë sportin italian. E hëna është në fakt data për t'u gdhendur në historinë e tenisit italian, 10 qershor 2024, dita në të cilën Jannik Sinner dhe Italia do të arrijnë zyrtarisht pikën më të lartë në historinë e tenisit. Jannik Sinner hyn në 'Olimpin' e të mëdhenjve të sportit, si Tomba, si Valentino Rossi, si kampionët e botës dhe Olimpike nga të cilët ai vetë thotë se merr frymëzim dhe me të cilët krahason veten kur mundet, duke u përpjekur të tregojë se vlen. Epo, edhe në tenis po vjen një epokë e re dhe me kampionë të rinj.

Jannik Sinner

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?