Jannik Sinner

Sport

Tenis/ Jannik Sinner fiton derbin italian dhe siguron gjysmëfinalet e US Open

4 Shtator, 15:24| Përditesimi: 4 Shtator, 15:25

  • Share

SHBA - Jannik Sinner ka konfirmuar statusin e tij si numri një i botës duke fituar derbin italian në çerekfinalet e US Open 2025. Tenisti nga San Candido mposhti Lorenzo Musettin me rezultatin e pastër 3-0, në një ndeshje që zgjati vetëm dy orë.

Sinner dominoi që nga fillimi duke fituar 6-1 në setin e parë, 6-4 në të dytin dhe vulosi kualifikimin me 6-2 në setin e tretë. Musetti luftoi me vendosmëri, por nuk arriti të ndalë forcën dhe ritmin e kampionit italian.

Në gjysmëfinale, Sinner do të përballet me kanadezin Felix Auger-Aliassime, i cili eliminoi Alex de Minaur në një sfidë të fortë.

Përballja tjetër e gjysmëfinaleve do të jetë një 'klasike' e tenisit modern, Novak Djokovic kundër Carlos Alcaraz, një duel që premton spektakël në fushat e New York.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?