New York, SHBA - Jannik Sinner shkruan një faqe tjetër në historinë e tenisit italian. Numri 1 i botës fitoi US Open (tenisti i parë italian për meshkuj që e bën këtë), duke mposhtur amerikanin Taylor Fritz me rezultatin 3-0 (6-3, 6-4, 7-5) në finale. Pas Australian Open ky ishte titulli i dytë i madh i fituar nga Sinner.
Ndeshja/ Sinner kishte gjithmonë kontrollin, përveç setit të tretë pasi lojtari vendas kishte shërbimet dhe kaloi 5-4 për të zgjatur ndeshjen, por nuk ia doli dhe në fund iu nënshtrua goditjeve të italianit.
Tanimë për Sinner mjaftojnë edhe disa pikë në turnetë e radhës për të qenë i sigurt se do mbetet në vendin e parë në tenisin botëror edhe për vitin 2024.