Raundi i parë i turneut Grand Slam të US Open është mbyllur pa surpriza, me emrat e mëdhenj të tenisit që kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.
Në garën e meshkujve, Jannik Sinner, numri 1 në renditjen botërore, dominoi pa problem çekun Vit Korpiva, duke fituar me rezultatin bindës 3-0 (6-1, 6-1, 6-2). Edhe gjermani Alexander Zverev, aktualisht numri 3 në botë, nuk zhgënjeu, duke kaluar me sukses kilianin Alejandro Tabilo. Carlos Alcaraz me 'look' të ri kalon më tej dhe gjen përballë italianin Bellucci.
Në fazën tjetër kalojnë gjithashtu Lorenzo Musetti, Tommy Pau, Alex de Minaur, Denis Shapovalov dhe Stefanos Tsitsipas, duke përforcuar praninë e favoritëve në raundin e dytë.
Edhe në kampin e femrave nuk pati të papritura. Iga Swiatek, numri 2 në botë, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër kolumbianes Emiliana Arango, duke fituar pastër 2-0 (6-1, 6-2). Coco Gauff, një nga pretendentet për titull, pati nevojë për tre sete për të mposhtur Ajla Tomljanovic me rezultatin 2-1.
Në raundin e dytë kalojnë gjithashtu emra të njohur si Naomi Osaka, Amanda Anisimova, Laura Siegemund dhe Sorana Cirstea.
Komente
