Andy Murray pozon pranë statujës së tij në Shanghai Masters më 2011

Sport

Tenis/ Wimbledon nderon Andy Murray me një statujë në 'All England Club'

27 Qershor, 13:40| Përditesimi: 27 Qershor, 13:43

  • Share

LONDËR - Andy Murray do nderohet me një nga vlerësimet më të larta në historinë e tenisit britanik, një statujë në ambientet e “All England Club”, vendi simbol i turneut të famshëm të Wimbledon. Projekti është tashmë në zhvillim dhe pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme, me vetë Murrayn që ka kontribuar personalisht në procesin krijues.

Ky nderim vjen si shenjë mirënjohjeje për momentin historik kur Murray i dha fund pritjes 77-vjeçare të Britanisë për një kampion vendas në Wimbledon. Në finalen e vitit 2013, ai mposhti Novak Djokovic dhe hyri në historinë e sportit britanik.

“All England Club” ka vendosur të nderojë jo vetëm triumfin e tij në Wimbledon, por edhe karrierën e jashtëzakonshme që ai ka ndërtuar ndër vite, duke përfshirë fitoren në US Open, kupën Davis Cup me Britaninë, si dhe dy medaljet e arta Olimpike.

Statuja e Andy Murrayt do të shtohet pranë figurave legjendare të sportit, duke e përjetësuar emrin e tij në historinë e Wimbledonit dhe në zemrat e tifozëve britanikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?