Yannik Sinner

Tenisti italian Yannik Sinner bën historinë, fiton Australian Open 2024

28 Janar, 13:46| Përditesimi: 28 Janar, 13:59

  • Share

Yannik Sinner është fituesi i Australian Open. Tenisti italian ka bërë një finale drithëruese ndaj rusit Daniil Medvedev, i cili fitoi dy setet e para, por nuk arriti të konkretizonte këtë garë me sukses.

Kjo sepse italiani u tregua shumë luftarak dhe arriti të përmbyste, duke bërë një tjetër surprizë të madhe pasi mposhti Novak Djokovic në gjysmëfinale.

Sinner u bë italiani i parë që fiton një grand slam që prej vitit të largët 1976 kur triumfonte Adriano Panatta. Sakaq Medvedev u bë tenisti i parë që humb dy finale ndërkohë që fitonte dy setet e para.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?