Sport

Yannik Sinner shkruan historinë, mposht Zverev në 'Australian Open'! I pari italian me 3 'Grand-Slam'

26 Janar, 12:37| Përditesimi: 26 Janar, 15:09

  • Share

Yannik Sinner, me një dominim absolut ndaj kundërshtarit, ia ka dalë të fitojë për herë të dytë radhazi ‘Australian Open’ në tenis. Italiani u bë i pari sportist ‘axurr’ i cili arrin të fitojë 3 Grand Slam-e në karrierë edhe pse vetëm 23 vjeç. Në finalen e Melburnit Sinner dominoi gjermanin Alexander Zverev, i cili njëkohësisht humbin finalen e tretë të madhe, ndërsa është gjithashtu tenisiti i fundit që ka mposhtur Sinnerin në një ndeshje tenisi në Neë York të vitit 2023.

Sa i takon finales së kësaj të diele, Sinner fitoi 3-0 me sete. Të parin 6-3, të dytin 7-6 dhe të tretin 6-3.

Ky sukses për italianin vjen pas një periudhe shumë të vështirë që kaloi me skandalin e dopingut. Edhe pse rezultoi dy herë pozitiv me steroidin e clostebolit Sinner ia doli më tej të shpallet i pafajshëm. Megjithatë pafajësinë e tij e ka prezumuar Agjensia Botërore e Anti-Dopingut që e ka dërguar çështjen në CAS, me vendimin që pritet të merret në muajin prill.

Me suksesin në ‘Australin Open’, Sinner e zgjati në 21 numrin e ndeshjeve me fitore radhazi, ndërsa forcoi më shumë pozitat e numrit 1 në botë.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?