Tenorët me famë botërore Ramë Lahaj dhe Alessandro Serafina magjepsin shkodranët në Shirokë

9 Qershor, 15:02| Përditesimi: 9 Qershor, 15:19

  • Share

Shkodra ka shijuar një koncert fantastik nga yjet e skenës me famë botërore, tenori operistik Ramë Lahaj, këngëtari i mirënjohur Alessandro Safina dhe Elda Laro.

I mbajtur në zonën turistike të Shirokës koncerti i konsideruar i niveleve mbarëkombëtare, solli një gërshetim këngësh dhe melodish të cilat u duartrokitën pa reshtur nga publiku artdashës i Shkodrës.

Për tenorin Alessandro Safina kjo është vizita e parë në Shkodër dhe është I befasuar nga vendi, publiku dhe mikpritja. Ai tha se do rikthehet jo vetëm për koncerte por shumë shpejt edhe për pushime.

“Fatkeqësisht është hera e parë që vij këtu, ishte e mrekullueshme, vendi është shumë i bukur, publiku ishte i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur. Edhe këto ditë isha në Shkodër dhe u ndjeva shumë mirë. Është akoma me mipritëse sesa e mendoja. Do të rikthehem edhe për pushime por shpresoj edhe për një koncert tjetër. Me Ramën është hera e dytë që bashkëpunoj.  Është artist i madh, njëri I bukur.  Zakonisht nuk më pëlqen të punoj me tenorë por me atë kemi një raport shumë të mirë”,-është shprehur Safina.

Dirigjentja Elda Laro u shpreh entuziaste për rikthimin në Shkodër pas thuajse 40 vitesh , duke e konsideruar këtë një magjike me emocione të forta

Koncerti i organizuar nga Bashkia Shkodër mblodhi më shumë se 1000 të ftuar me një interes të lartë për të ndjekur aktivitetin.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?