Tenori italian Andrea Bocelli: Kam pasur koronavirus, tani po dhuroj plazmë për kërkime shkencore

26 Maj 2020, 14:21| Përditesimi: 26 Maj 2020, 15:30

  • Share

Tenori ishte ndër artistët më të angazhuar për të mbajtur fokusin e studimit të lartë në këtë periudhë pandemike

Tenori italian me famë botërore mësohet se ka qenë i infektuar nga koronavirusi dhe tani ka zgjedhur të dhurojë plazmë nga gjaku i tij për kërkime shkencore.

Ai prej disa ditësh shkon në Bankën e Gjakut të spitalit Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmë për qëllime studimore

Fakti i të qenit pozitiv u zbulua sot në mëngjes nga vet Bocelli i cili deklaroi se ishte testuar me koronavirus pasi kishte kryer testin e tamponit më 10 mars.

Duke folur me gazetarët jashtë spitalit, Bocelli shpjegoi se ai nuk kishte ndonjë problem të veçantë. Kishte patur pak ethe por në praktikë ishte asimptomatik.

Bocelli deklaroi gjithashtu se edhe gruaja e tij bashkë më dy fëmijët ishin infektuar dhe se bashkë me të kishin kohë që dhuronin plazmë.

Gjatë karantinës së gjatë, Bocelli ishte ndër artistët më të impenjuar në maratonat e ndryshme muzikore që bënin thirrje për të dhuruar gjak për pacientët e sëmurë rëndë nga Covid. Ai ishte protagonist i një koncerti të jashtëzakonshëm në katedralen e bosh të Milanos në prag të Pashkëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?