Tensione te 'Ligjet', mazhoranca miraton marrëveshjen 56.8 milionë dollarë shtesë për aksin rrugor ‘Qukës-Qafë Plloce’, deputetja e PD: Mos vidhni! Bushka: E keni kaluar cakun

11 Nëntor 2022, 13:55| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 15:21

  • Share

Mes debateve të ashpra dhe akuza, Komisioni i Ligjeve votoi pak më parë marrëveshjen me Bankën Islamike për financimin e 56.8 milionë dollarëve shtesë për përfundimin e segmentit rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, deri në kilometrin 33.8.

Segmenti rrugor i gjatë 43.8 kilometra ka mbetur pa përfunduar prej 13 vitesh për shak të problemeve teknike, për të cilat u debatua edhe në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Aksi rrugor Qukës Qafë Plloce, ka gjatësi 43.8 km, dhe përshkohet me shpejtësi deri në 95 km/h. Ka një gjerësi korësie 3.75 metra, me dy sense lëvizje dhe me dy korsi. Nga marrëveshja e parë është aplikuar 100 % e fondit financiar dhe 99.4% në aspektin fizik me projektin ekzistues, ndërsa në projektin e përmirësuar ka përfunduar 70% e punimeve.

Gjatë votimit të projektit, ndërsa deputetët e opozitës votuan kundër, pati debate mes kryetares së komisionit, Klotilda Bushka dhe deputetes demokrate, Dhurata Çupi sa i takon kostos për ndërtimin e segmentit rrugor.

Dhurata Çupi: Ju mos vidhni! 60 milionë euro për 6% të punimeve.

Klotilda Bushka: Forca e zhurmuesit e kalon debatin. Këtu është e kotë tani se edhe etika e ka kaluar cakun edhe zhurmuesi e ka kaluar cakun, edhe respekti e ka kaluar cakun. Këtu edhe të pavërtetat fillojnë t’i besojnë edhe vetë, thoni rrena dhe vetë i besoni. Te qytetarët dilni si njerëz që kërkoni përgjegjësi tek të tjerët, por nuk mbani asnjë përgjegjësi për ato që thoni.

(Ndërhyrje nga Dhurata Çupi)

Klotilda Bushka: Pesë minuta pushim sat ë qetësohet zonja Çupi se thotë e kemi fajin ne ndërkohë që në 2008-tën qytetarët do e kishin pasur rrugën po të kishit qenë jut ë përgjegjshëm.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?