Moment nga ndërprerja e ndeshjes

Tension dhe protesta për golin e anuluar, ndërpritet kryendeshja e Kategorisë së Dytë

2 Nëntor, 17:02| Përditesimi: 2 Nëntor, 17:06

  • Share

FUSHE-KRUJE / Ndeshja mes Ilirisë dhe Luzit është ndërprerë në minutën e 88-të, kur rezultati shënonte 1-1.

Kryesori Ditmir Grimci vendosi të ndërpresë takimin në stadiumin “Redi Maloku”, pas protestave të Ilirisë vendase për një gol të anuluar.

Bledar Likaj shënoi në minutën e 88-të dhe gjithçka nuk u konsiderua e rregull për pozicion jashtë loje. Shtatë minuta pasuan me ndërprerje për shkak dhe të protestave të fuqishme që dërguan në ndërprerje.

Ky takim vlen për javën e gjashtë të Grupit A në Kategorinë e Dytë. Një sfidë kjo që konsiderohet dhe kryendeshja e javës sepse Iliria që pretendon ngjitjen përballet me Luzin kryesues.

Golin e parë të takimit e shënoi Iliria me Qehajan në minutën e 51-të. Miqtë reaguan 12 minuta më vonë me Yakubu.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?