Tension në ndeshjen Elbasani-Pogradeci, miqtë sulmojnë arbitrin! Ndërpritet për 8 minuta sfida (VIDEO)

26 Shkurt 2023, 13:41| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 15:41

  • Share

Një tjetër rast dhune në futbollin shqiptar. Në ndeshjen mes AF Elbasani-Pogradeci që është edhe kryendeshja e javës për grupin B të Kategorisë së Dytë, për vetë faktin se skuadrat pozicionohen në krye me pikë të barabarta, ka pasur momente tensioni.

Ndeshja është ndërprerë për shkak se lojtarët e Pogradecit kanë sulmuar gjyqtarin dhe ky i fundit nxjerr një karton të kuq. Pas 8 minutash ndërprerje, loja ka rifilluar dhe Gava shënoi për Elbasanin nga pika e bardhë e penalltisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?