Protesta e naftëtarëve të Ballshit, arrihet marrëveshja me kompaninë, kreu i sindikatës: S'do të jepen të gjitha pagat e prapambetura

3 Shtator 2020, 12:03| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 14:44

  • Share

BALLSH- Protesta e naftëtarëve të Ballshit ka përfunduar me sukses ditën e sotme pasi është arritur një marrëveshje mes tyre dhe kompanisë punëdhënëse. Sipas kreut të sindikatës Sokol Dautaj, parashikohet se deri më 7 shtator të firmosen  të gjitha kontratat dhe të nisë pagesa për naftëtarët me kontratat e reja të punës. Ndërsa për pagat e prapambetura thotë se kompania nuk do t'i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme me të cilën është fituar gjyqi.

Tashmë ata po futen me radhë për të plotësuar kontratat individuale të punës pas marrëveshjes me kompaninë. Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj tha se përplasja me policinë ka qenë një acarim i momentit dhe se puna nuk do të rinisë deri të hënën deri në firmosjen e kontratave.

Naftëtarët zgjodhën që të mblidhen para uzinës ku ata punojnë duke kërkuar pagat e prapambetura. Përfaqësuesit e administratës së firmës kërkonin që punonjësit të firmosnin kontratën individuale të punës, por ata e kundërshtuan këtë gjë.

Dhjetëra protestues u mblodhën dhe thyen kordonin e krijuar nga policia tek hyrja e uzinës duke krijuar tension e përplasje. Ata bërtisnin njëzëri se i kanë fëmijët pa bukë dhe se donin paratë e tyre. Duke mos mbajtur asnjë distancë me njëri-tjetrin në një kohë kritike ku po luftohet për jetën për shkak të pandemisë, ata janë shfaqur pa asnjë masë mbrojtëse duke protestuar për të drejtën e tyre.

Ora 13:07
Arrihet marrëveshja mes naftëtarëve dhe kompanisë, kreu i sindikatës: S'do të jepen të gjitha pagat e prapambetura

Situata në Ballsh është qetësuar dhe mes naftëtarëve dhe kompanisë është arritur një marrëveshje. Ata po futen me radhë për të plotësuar kontratat individuale të punës. Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj tha se ka qenë një acarim i momentit dhe se puna nuk do të rinisë deri të hënën. Sipas tij, parashikohet se deri më 7 shtator të firmosen  të gjitha kontratat dhe të nisë pagesa për naftëtarët me kontratat e reja të punës. Ndërsa për pagat e prapambetura thotë se kompania nuk do t'i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme me të cilën është fituar gjyqi.

“Afron dhe sezoni shkollor dhe nuk llogarisin vetëm bukën, por për fatin e fëmijëve tanë, që javën e ardhshme i drejtohen shkollës, duan libra e rroba. Acarimi ka qenë i momentit. Vendimi i ministres ka qenë vendosja në punë e rafinerisë më 22 maj, firma duhet të merrte detyrimet. Në listat që kanë qenë në shkëputjen e kompanisë qiramarrëse kanë qenë 850 punonjës, me reduktimin e punonjësve që ka marrë statusin e naftëtarëve janë 750. Ka filluar firmosja e kontratave individuale, deri të hënën nuk do nisë puna, deri në firmosjen e kontratës. Kontratën e kemi lexuar, se dhe sindikata mbështet anën juridike. Thërriten nga 10 persona, shkojnë në zyra dhe firmosin kontratën, ata duan që të nisin sa më shpejt punën. Në datën 7 kanë një takim të dytë, por prap janë mosbesues”, tha Sokol Dautaj.

Ora 12:31
Protesta në Ballsh/ Përplasje e fortë me policinë, naftëtarë kërkojnë të hyjnë në godinë

Dhjetëra protesues të mbledhur para ndërtesës janë përplasur me policinë, ku këta të fundit i kanë shtyrë ata që të mos hyjnë brenda godinës. Duke mos respektuar asnjë distancë prej pandemisë së COVID-it ata janë shtyrë me njëri-tjetrin duke bërtitur me të madhe "Duam pagat tona!".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 03/09/2020 17:22

    MOS LEJONI TE TALLEN ME JU,,,DUHET TE MERRNI TE GJITHA RROGAT,,,ASNJE LESHIM ,,,OSE PUSHTONI FABRIKEN DHE MERRENI NE PRONESI,,,,,DHE SHITENI VETE NAFTEN,,,,BEHUNI NDERMARRJE ME VETE-FINANCIM DHE VET-ADMINISTRIM.....

    Përgjigju
  • naftetaret: 03/09/2020 12:58

    Duhet te jemi te gjithe me ta, plerat bejne biznes ne kurriz te popullit, mire pagat e kushtet mizerje po ato nuk ja u japin, gjakpiresa...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?