Horoskopi

Tension në punë dhe dashuri, zgjidhini me qetësi mosmarrëveshjet, ja çfarë thonë yjet për ju

4 Tetor 2020, 07:22| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 07:26

  • Share

Dashi

Dita e diel do të nisë mjaft mirë, por me afrimin e pasdites do të keni rënie energjie, duke u ndjerë tejet nervoz. Nëse duhet të bëni diçka të rëndësishme, bëjeni në mëngjes. Kujdes duhet të tregoni në dashuri, pasi situata nuk paraqitet e mirë.

Demi

Do të përjetoni një fazë rikuperimi e cila do të zgjasë gjatë gjithë javës që vjen. Me gjasë ndjeni se të tjerët nuk arrijnë që të kuptojnë emocionet dhe ndjesitë tuaja, sidomos parneri/ja. Bëni pak durim.

Binjakët

Do të keni dëshirë që të sqaroni të gjitha çështjet e mbetura pezull, si në punë edhe në dashuri. Do të jeni më luftëtarë por edhe më konfliktualë, por gjërat do të sistemohen në favorin tuaj.

Gaforrja

Yjet do të jenë në anën tuaj, ndaj mundohuni që të sqaroni gjithçka gjatë kësaj dite, si në punë edhe me partnerin/en. Ditët në vijim mund të jenë shumë problematike.

Luani

Ju pret një ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të hapeni me dikë, ky është momenti i duhur. Mund të vendosni që të largoheni edhe nga dikush, i cili ju ka lënduar apo tradhtuar.

Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive dhe energjike, edhe pse Hënën do e keni kundër. Gjërat do të ecin mirë sidomos në dashuri. Nëse keni patur ftohje apo pakënaqësi në raportin në çift, situata do të përmirësohet.

Peshorja

Do të përballeni me një të diel me ulje-ngritje, ku pas nisjes pozitive, pasditja dhe mbrëmja mund të sjellë të papritura. Mos bini pre e provokimeve, por jini të matur.

Akrepi

E diela do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj mund të rimendoheni për raportet ndërpersonale. Në këtë periudhë do të keni mundësi që të rikuperoheni si në nivelin fizik, edhe mendor.

Shigjetari

Ju pret një ditë mjaft pozitive sa i takon punës, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Nga ana tjetër projekte mjaft të favorshme, parashikohen në të gjitha sferat.

Bricjapi

Do të keni mundësi të reja në punë dhe zhvillime shumë pozitive. Nëse dashuria ju sjell ende shqetësime, jepni përkushtimin tuaj, për të mos e humbur njeriun që doni.

Ujori

Saturni do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj, duke ju ndihmuar që të zgjidhni probleme sa më parë që të jetë e mundur. Përkushtojuni më shumë dashurisë, pasi gjatë këtyre ditëve do të arrini më në fund që të hapni zemrën tuaj.

Peshqit

Jeni pak të lodhur, si fizikisht edhe psikologjikisht. Nëse keni probleme ligjore apo zënka të mbetura pezull, do keni mundësi që të gjeni një zgjidhje në favorin tuaj së shpejti.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?