Futbollisti i Egnatias Pedro Augusto

Tension para ndeshjes së Superligës, goditet me grushte futbollisti i Egnatias në Kamzë

30 Prill 2022, 16:07| Përditesimi: 30 Prill 2022, 16:08

  • Share

Një incident i rëndë është shënuar në stadiumin e Kamzës para ndeshjes Kastrioti-Egnatia. Mësohet se futbollisti i rrogozhinasve Pedro Augusto pas një debate verbal me disa persona ku të përfshirë ishin edhe pjestarë të klubit krutan kanë goditur futbollistin.

Augustu ka pësuar disa lëndime në trup, ndërkohë që Egnatia ka dashur të mos e nisë ndeshjen, por ndërhyrja e zyrtarëve të FSHF-së ka bindur rrogozhinasit, shkruan ‘panorama sport’.

Kastrioti-Egnatia është e vlefshme për javën e 31 të Superligës dhe vlen shumë për dy skuadrat, pasi një fitore i nxjerr nga zona ‘play-off’. Kush renditat e teta në Superligë bën një ndeshje për të mbijetuar në fund të sezonit me një skuadër të Kategorisë së Parë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?