Tension te gjyqi i Shullazit, Gilmando Dani-gjyqtares Saida Dollani: Kush të ka kërcënuar?

23 Maj 2019, 14:56| Përditesimi: 23 Maj 2019, 14:58

  • Share

Të pandehurit në procesin ndaj Emiliano Shullazit kanë replikuar me trupën gjykues në seancën e kësaj të enjte. Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Saida Dollani të tregojë para medias se nga kush është kërcënuar dhe mos baltosë emrin e tyre e ta përdorë si pretekst për të kaluar vettingun.

Ndërsa gjyqtarja Dollani i ka kërkuar të mos fyej gjykatën duke e urdhëruar të nxjerr jashtë salle. Gjatë seancës është bërë sërish kërkesë për përjashtimin e Dollanit, e cila rezulton se deri më tani është e 8-të kërkesë.

Ky proces në apel shtyhet për më shumë se 1 muaj, ku shkak është trupi gjykues i cili kundërshtohet nga të dënuarit në shkallë të parë.

Komento

Komente

  • Kafsha: 25/05/2019 10:48

    Dje pamë dhe kuptuam me figurë dhe zë se drejtësia dhe shteti prej kartoni nuk kanë forcë për të arrestuar Mul Nok fshatarin, pra dhe këtu, ky shtet leckë nuk i dënon dot kriminelët, nuk ka forcë. Prandaj shqiptarët duan të ikin nga vendi i tyre..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?