Arbitri ndëshkon me kartin të verdhë presidentin e Olimpiakos

Sport

Tensione në derbin grek, futbollistit shqiptar i anulohet goli në minutën e fundit, presidenti i Olimpiakosit zbret në fushë

26 Shkurt 2023, 07:45| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 07:48

  • Share

Derbi i zjarrtë mes Olimpiakosit dhe Panathinaikosit që përfundoi në barazim pa gola, ka shkaktuar momente tensioni në fushë. Në minutën e 89-të, bardhekuqtë e Olimpiakosit gjetën golin me futbollistin shqiptar Mario Vrushaj por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Vendimi i marrë nga arbitri ka irrituar presidentin e Olimpiakosit Vangelis Marinakis, i cili zbriti në fushën e lojës për të protestuar.

Drejtuesi i klubit grek zhvilloi një bisedë me arbitrin e ndeshjes i cili i tregoi edhe një karton të verdhë. Për disa momente ndeshja u ndërpre dhe filloi sërish me tensione dhe ndëshkimin me karton të kuq të Sokratis Papastathopulos dhe më pas u mbyll në barazim pa gola.

Presidenti i Olimpiakos zbret në fushë

 

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?