Tifozët e Tomorit të Beratit në Patos

Sport

Tensione në Kategorinë e Dytë, dy tifozë të Tomorit rrihen në Patos

24 Nëntor 2019, 20:17| Përditesimi: 24 Nëntor 2019, 21:23

  • Share

PATOS- Dy tifozë të ekipit të Tomorit janë dhunuar pas ndeshjes në Patos përballë Albpetrolit vendas. Fill pas ndeshjes, kur tifozët nga Berati janë konfliktuar me ata vendas dhe nga përplasja mbetën të lënduar Nderim Deliu dhe ArmandoYzi.

Korrespodenti i Report Tv në Fier, Kristaq Thano bën me dije se Deliu dhe Yzi kanë marrë lëndime të lehta, janë mjekuar në spital dhe më pas janë shoqëruar në Polici për t'u marrë në pyetje. Në fund për t'u liruar më pas. Ndërkohë Policia po punon për kapjen e autorëve.

Albetroli dhe Tomori, dy skuadrat kryesuese të grupit B në Kategorinë e Dytë u përballën këtë të dielë në Patos. Në fund ishin beratasit të cilët rrëmbyen një fitore 1-2, ndërkohë të pranishëm në stadiumin 'Alush Noga' ishin dhe dhjetëra tifozë miq.

Komento

Komente

  • Plaka: 24/11/2019 21:24

    Prisni tani kur te degjoni të kercasin kallashet. Hahaha hahahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?