Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së këput mikrofonin, ndërpritet seanca (VIDEO)

16 Qershor 2022, 11:56| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 12:07

  • Share

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po lejojnë vazhdimin e seancës plenare, ndërkohë gjatë debateve deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka këputur mikrofonin e foltores.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë qëndruar në vendin e foltores dhe nuk lejuan vazhdimin e seancës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas kësaj ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në mbledhje.

Nderke, para Kuvendit të Kosovës po protestojnë veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

Ata po brohorasin “poshtë Qeveria Kurti”, “poshtë Vjosa Osmani”, “jashtë Albin Kurti”, ndërkaq, nuk po kursejnë edhe fjalët banale drejtuar disa prej deputetëve të partisë në pushtet.

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 16/06/2022 14:17

    Kriminelët janë terbuar nga ajo se nuk po munden të vjedhin ashtu si janë mësuar pë 20 vite me radhë…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?