Tensionet në Mesdhe/ Zbulohet roli i Kryeministrit Rama, ministri i Jashtëm turk fton Greqinë për bisedime në Tiranë! Reagon Athina: Do bëhen në Stamboll në 25 janar

11 Janar 2021, 13:43| Përditesimi: 11 Janar 2021, 19:41

  • Share

Kryeministri Rama, gjatë vizitave që ka zhvilluar së fundmi në Turqi dhe Greqi, është investuar për të mundësuar një dialog të mundshëm mes dy vendeve ballkanike pas tensioneve të mëdha që kanë pasur me njëra-tjetrën. Ky lajm për rolin e Ramës është konfirmuar sot edhe nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili i ka bërë një festë zyrtare Greqisë për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre në Mesdhe. Në fjalën e tij ministri turk ka përmendur edhe njëherë ndikimin e kryeministrit Rama dhe ftesën e tij për të vazhduar bisedimet në Tiranë. 

“ Pas datës 11 janar Turqi kishte deklaruar se mund të fillojmë takimet. Në kuadër të kësaj gjëje, Kryeministri Shqiptar Edi Rama na ka ftuar mua dhe ministrin Dendias për të mbajtur bisedime në Tiranë. Dhe në të njëjtën ditë Dendias kishte refuzuar.


Miq tanë janë angazhuar në negociata. Por ne jemi gati që sot u shpreh ministri turk.

 “Ne ftojmë Greqinë në bisedime të mbajtur takimin e parë në Janar. Ne jemi vendi pritës. Miqtë tanë që po kryejnë këto negociata do të përcaktojnë historinë e tyre me homologët në Greqi. Por ne jemi gati duke nisur nga sot. Pas këtij takimi të parë, unë  do të shkoj përsëri në Tiranë me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me Ministrin e Jashtëm Grek Dendias. Uroj që ministri grek të pranojë ftesën e Kryeministrit Rama dhe të takohemi në Tiranë", tha Cavusoglu.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i ka bërë një ofertë zyrtare Greqisë për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre konfliktuale detare në Mesdheun Lindor dhe çështje të tjera ekzistuese.

Deklaratat e tij ministri turk i dha pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me mundësinë që në vbitin 2016, Turqia të kishte refuzuar bisedimet. 

 "Unë këtë lajm se kam pare edhe e dëgjova nga ju. Nëse i nderuari Dendias kërkon të thotë se "Turqia e ditëve te sotme, është më e fortë se Turqia e vitit 2016 dhe i mbron më fortë të drejtat e saj", e presim me kënaqësi një deklarate të tillë; mirepo, kërkoj te them qe turi i pare i mbledhjes hulumtuese ne 2016 nuk u be. Me ardhjen ne pushtet te Tsipras në 2016, ai nuk deshi t’i vazhdonte këto mbledhje.  Ne si Turqi kemi thëne që jemi gati t’i nisim këto bisedime pa parakushte. Me pas Greqia beri marrëveshje me Egjiptin. Me vone ne bëme propozim te hapur qe jemi gati për këto bisedime. Me pas gjate karantinës, pasi Dendias pati kontakt por nuk u sëmur me Covid, gjate telefonatës për t’i uruar te shkuara i thashë se jemi gati, Dendias tha qe nuk do t’i nisin këto bisedime, për sa kohe anija shpuese turke Oruç Reis vazhdon punimet, nuk do i nisim këto bisedime.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij qipriot turk Tahsin Ertugruloglu në kryeqytetin Ankara, Cavosoglu tha se Greqia kishte treguar më parë se mund të rifillonte bisedimet në 11 janar, por që asnjë lëvizje nuk ishte bërë. Ai shtoi se Athina nuk kishte "asnjë justifikim" për të mos rifilluar bisedimet, pasi edhe Oruç Resi ka përfunduar kërkimet. 

 

Pak orë më vonë Ministria e Jashtme greke i është përgjigjur pozitivisht ftesës ministrit të jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu për nisjen e bisedimeve mes dy vendeve, ku shprehet se bisedimet me Turqinë do të mbahen në Stamboll më 25 janar 2021.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan dukshëm pas nisjes së fushatës kërkimore të anijes turke Oruç Reis në Mesdheun Lindor.

Ora 19:35
Jo në Tiranë, Greqia: Bisedimet me Turqinë në Stamboll në 25 janar

Ministria e Jashtme greke i është përgjigjur pozitivisht ftesës ministrit të jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu për nisjen e bisedimeve mes dy vendeve pas tensioneve që u krijuan në Detin Mesdhe. Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme greke shprehet se bisedimet me Turqinë do të mbahen në Stamboll më 25 janar 2021.

Ministri turk Cavusoglu kishte propozuar Tiranës për zhvillimin e bisedimeve, por duket se ky opsion nuk qëndron më, pasi ato do të mbahen në Stamboll.

Ora 14:54
Takim në Tiranë? Ministria e Jashtme e Greqisë: Nuk kemi ftesë zyrtare nga Turqia, por gati ta pranojmë

Pas ftesës së ministrit të Jashtëm turk për një takim në Tiranë, ka reaguar ministria e jashtme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexandros Papaioannou konfirmon se nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga Turqia, por në rast se do të ketë atëherë Greqia do e pranojë për të diskutuar e negociuar.

“Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me të. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar mbi caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental.”- tha Papaioannou.

Pak më parë Cavusoglu zbuloi ftesën e kryeministrit Rama që Turqia dhe Greqia të takohen për negociata në Tiranë, me të cilën ai i ka bëri thirrje Dendias të pranojë ftesën e Ramës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 11/01/2021 20:17

    Do behen ne Stamboll se do bejne ndonje gje ne kurriz te Shqiperise e shqiptareve. Historikisht Turqia dhe Greqia na kane trajtuar si placke lufte. Kane ndare toka dhe popullsi te shqiptareve per interesa te tyre. Shpresojme mos te jemi ne te njejtat kushte si para nje shekull e ca.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 11/01/2021 20:12

    ... po normal qe donte sebep, grekerit se bejn si te veshtire e duhet ti ftosh te paret. Pffff pordhe e madhe e nje vendi te vogel si Greqia!!!! Thojini faleminderit Rames se te ishte per bythen tuaj s'keni as ego, as byth te flisni me Turqine, jo per gje po s'ju le Egoja e jashtezakonshme qe keni!!!!!

    Përgjigju
  • Jani: 11/01/2021 19:27

    Bravo rama,,po ben nje politike te miqesise dhe bashkepunumit ne ballkan..vetem ata muterit kosovare na qendrojne ne mes ne permiresimin e maredhenieve ekonomike mes shqiperise dhe serbise,,se me bullgarine kemi maredhenie shume te mira...

    Përgjigju
    • Arjan: 11/01/2021 20:20

      Jani o kokrre idioti njeri pa shkolle o pler, po si thua ( muterit kosovar) o legen , po istoria e Kosoves esht shum e fresket per mos tu mbajtur mend, Harrove masakrren qe ka ber serbia ne kosove? Ik pler te qift greqia na koka te kema

  • Memri: 11/01/2021 19:05

    Te rijne me gisht ne goje e te bej seheir opozita tani bashk me like floririn. Ne kohen e tyre tallnin menderen me ne,tani jemi faktor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?