Tensione në ndeshjen Skënderbeu-Bylis! Penalltia "tërbon" mallakastriotët, presidenti u kërkon të dilnin nga fusha (VIDEO)

8 Shkurt 2020, 15:57| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 17:11

  • Share

Teksa luhej minuta e 68-të e ndeshjes mes Skënderbeut-Bylis, ka ndodhur edhe një incident ku lojtarët e Bylisit kanë kërkuar që të ndërpritet ndeshja.

Korçarët kanë qenë në avantazh 1-0 ndërsa situata u tensionua pas penalltisë që u dha atyre golin e avantazhit.. Ishte presidenti i Bylisit, Besnik Kaplanaj i cili kërkoi nga skuadra e tij që të qëndrojnë pasiv në fushën e lojës, pasi sipas pretendimeve të tij penalltia ishte dhënë pa të drejtë.

Kjo ka mjaftuar për të sjellë një situatë tensioni dhe debate ne fushën e lojës . Loja është ndërprerë për disa minuta por ka rifilluar sërish. Presidenti Takaj, i ndodhur mes dy vëllezërve Kapllanaj, është larguar qetësisht nga tribuna për të ndjekur ndeshjen nga dhoma VIP në tribunën qëndrore të stadiumit Skënderbeu.

Por pas disa minutash rrëmuje në fushë ndeshja ka rifilluar. Ndërkohë ka qenë pikërisht skuadra e Bylisit që ka barazuar shifrat duke e përfunduar ndeshjen në 1-1.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ari: 08/02/2020 16:16

    Pse do beheshit me boden atere ju dhe flamurtarin qe e keni gjiton e masakruat ju fshatarer. Po i re ne dore fahatarit te shtype fshatari. Enveri i erdhi hakut fshatarit. Mbajeni mbajeni ju shtryllen si limoni dhe ne koshe te plerave. Ashu hidhet njeriu i shfrytezuar

    Përgjigju
  • Turi: 08/02/2020 16:10

    Te gjitha ketu lahen,e mban mend se e nxore korcen kampion i hape porten dhe kundeshteret e korces i grite me shqelma she su nxoren as karton te verdhe. Dinamua e shpetoi se la te dilte na kategoria ju e nxorret dy vjet rresht kampion. Dinamua iku na ishte njeher ashu do ikni dhe ju o te mjere o fshati qe su bete dote komune. Zoti vonon po nuk haron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?