ELBASAN- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në mitingun përmbyllës të Sali Berishës në Elbasan. Një grup mbështetësish të PD janë përleshur fizikisht, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së dhunshme ka mbetur i plagosur edhe djali i Luçiano Boçit, deputeti i Berishës dhe njëherazi drejtuesi politik i PD në Shkodër. Rrethanat janë ende të paqarta, por mësohet se Parid Boçi ndodhet në Spitalin Rajonal të Elbasanit për mjekim. Ai ka marrë plagë në kokë, por pa pasoja serioze.
Incidenti ndodhi gjatë takimit elektoral të Berishës përpara stadiumit Elbasan Arena, ku ndërsa mbahet mitingu, në pamje dallohet edhe përplasja e dhunshme. Sherri ndodh teksa fliste këshilltari amerikan i Chris LaCivita, Philip Griffin.
Policia e Elbasanit nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për incidentin, ndërsa në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se përplasja ka ndodhur mes një grupi djemsh të cilët gjuajnë njëri-tjetrin.
Ndërsa aferë mesnatës dega e Partisë Demokratike në Elbasan përmes një postimi në FB sqaroi se:
Në lidhje me incidentin e ndodhur sot gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në Elbasan, Partia Demokratike Dega Elbasan dëshiron të sqaroj opinionin publik se bëhet fjalë për një konflikt të natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.
Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor,ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.
Partia Demokratike Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë.
Komente

Se mos e kane per here te pare qe rrihen me njeri-tjetrin. Keta kete muhabet kane prandaj ky popull e ka mbledh mendjen, as nuk i degjon kush. Kot lehin neper media.
PërgjigjuKeta nuk jane per vete te tyre, le me te rregullojne Shqiperine. Vetem sherr, shkaterrime dine te bejne. Si perfundim eshte e kot te merresh me ta apo te shkosh mbas tyre.
PërgjigjuDolen ne qarkullim nehandertalat me marsupa LV, me kap pushtetin kta i ke tan me allti nbrez!
PërgjigjuImagjino te fitojn kto, Tomorin do e hajn kto para se te filloj te preki lugen.
PërgjigjuThe freaky horror show!
Përgjigju