Tensione në qendër të Athinës, sulmohen zyrat e PASOK dhe ministrisë së Kulturës

26 Qershor 2022, 08:00| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 08:02

  • Share

Tensione kanë shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, persona të paidentifikuar kanë sulmuar pjesën e jashtme të zyrave të PASOK-ut, por edhe të ministrisë së Kulturës, në rrugën Bouboulinas.

Gjithashtu, sipas informacioneve, një grup prej rreth 50 personash kanë djegur kosha në rrugën Tosica dhe rrugicat përreth.

Ka raportime për një makinë të djegur në kryqëzimin e Navarinou dhe Char. Sakaq, policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës dhe kimikateve të tjera.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?