Bisedimet e rinisura në 25 janar të `këtij viti, duket se nuk kanë ndaluar Greqinë dhe Turqinë të fillojnë me akuzat. Të premten, Greqia e akuzoi Turqinë se po dëshiron të “provokojë përshkallëzim të situatës” në Detin Egje, përmes manovrave “të rrezikshme” dhe ndihmës që po u jep emigrantëve të paligjshmëm.
“Mëngjesin e sotëm, Rojet bregdetare greke kanë raportuar për një sërë incidentesh me Rojet bregdetare turke, të cilat kanë shoqëruar anijet me emigrantë deri te kufiri me Evropën, në përpjekje për të provokuar përshkallëzim me Greqinë”, tha Ministria e Migracionit e Greqisë.
Në një prej incidenteve të pretenduara, Greqia tha se dy anije të marinës së Turqisë, tentuan “të shtynin” një anije me emigrantë në ujërat greke.
Rojet bregdetare greke më herët njoftuan se një nga anijet e tyre në afërsi të ishullit Lesbos ishte “sulmuar ” nga një anije turke, e cila, sipas autoriteteve greke, ishte përfshirë në “manovra të rrezikshme”.
Greqia publikoi një video ku shihej një anije e marinës turke, që kalonte me shpejtësi pranë një anijeje greke. Athina ka paralajmëruar Ankaranë