Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka patur tension mes deputetes së PD Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti. Në këtë mbledhje po diskutohej projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit".
Ina Zhupa, e revoltuar tha se marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion është sekret dhe sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall.
Kur iu dha fjala ministres së Kulturës, Zhupa u ngrit dhe i hoqi mikrofonin duke thënë se nuk mund të kalohet rendi i ditës në këtë mënyrë ndërsa kryetari i Komisionit, Petro Koçi kërkoi ndërhyrjen e punonjësve të gardës për të ndaluar aktet e dhunshme.
Debati
Ina Zhupa: Nuk kalohet rendi kështu.
Petro Koçi: A ka mundësi të mbash vetveten. Nuk je ti komandantja e rregullores këtu.
Elva Margariti: Një marrëveshje e cila ka kaluar sipas të gjithë kuadrit ligjor dhe këtu jemi për të diskutuar... Ju falënderoj për vizitën tuaj në Butrint.
Ina Zhupa: Nuk vazhdon.
Elva Margariti: Të pëlqen nuk të pëlqen do ta dëgjosh, nëse nuk të pëlqen bëj kritika në fund.
Petro Koçi: Me qetësi zonja ministre, ju lutem punonjësve të gardës mos lejoni veprime të dhunshme.
Elva Margariti: Është një marrëveshje që është nënshkruar sipas kuadrit ligjor, është nënshkruar në nëntor të 2021. Ngritja e një fondacioni të posacëm që vjen jo si një kërkesë e kohës, por si detyrim ligjor, është marrëvehsje që do të marrë jetë.
Ina Zhupa: Është marrëveshje turpi.
Elva Margariti:Turpin ti e vesh përditë. Ti je fytyra e turpit në këtë komision, je anti njeiru dhe anit femra.
Ina Zhupa: Të të vijë zor që ulesh aty.
Elva Margariti:Sot po flasim se si pasuritë kulturore menaxhohen se kultura nuk është aset që ka nevojë vetëm për kutlura, por nëse mirëadministrohet sjell buxhete në arkën e shtetit.
Lajmi kryesor:
Video/ Zhupa i përplas mikrofonin Margaritit: Pse marrëveshja për Butrintin sekrete?! Trashëgimia nuk është mall! Margariti: Konfidencialiteti i kontratës për aspektet ekonomike
//ReportTv.al